ZYRTARE

Cutrone rikthehet në Premier League
7 January, 2021 @12:52
Lojtari Patrick Cutrone është rikthyer në Premier League te skuadra e Wolverhampton.
23-vjeçari u bashkua me klubin e Fiorentinës janarin e kaluar me një hua 18-mujore me synimin për një marrëveshje të përhershme dhe bëri 34 paraqitje gjatë dy gjysmë sezoneve, kryesisht si zëvendësues, duke shënuar katër gola.
Cutrone është rikthyer në Molineux për të forcuar repartin ofanziv të Wolves pas dëmtimit të Raul Jimenez. Rikthimin e tij e ka bërë zyrtare vetë skuadra e Wolves përmes një postimi në rrjetin social Facebook.