Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

ZYRTARE

Zyrtare: Mancini rinovon kontratën me Italinë

Zyrtare: Mancini rinovon kontratën me Italinë


17 May, 2021 @18:21

Roberto Mancini tani edhe zyrtarisht ka nënshkruar kontratë të re me kombëtaren e Italisë deri në vitin 2026.

Presidenti i Federatës Italiane të Futbollit, Gabriele Gravina, ka konfirmuar se Mancini do ta udhëheqë skuadrën në dy Kampionate Evropiane dhe në dy Kupa të Botës.

“Deshëm ta vazhdojmë punën tonë,” - u shpreh Gravina. “Përtej fitimit të një trofeut, është një projekt për të cilin duhet vazhduar të punohet. Mancini ka punuar në mënyrë fantastike për këto dy vite dhe vazhdimi i projektit ishte detyrë nga respekti për federatën dhe tifozët tanë.”

Mancini u shpreh i lumtur me vazhdimin e kontratës me Italinë dhe shtoi se Azzurët do të kenë nevojë për “pak fat” që të fitojnë.

Ndeshjen e parë në EURO 2020, Italia do ta luajë më 11 qershor kundër TurqisëOlimpico.

Në grupin A bashkë me Italinë dhe Turqinë ndodhen edhe Zvicra dhe Uellsi.


 
Të gjitha lajmet nga International