Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

BARCELONA

Zyrtare: Messi largohet nga Barcelona

Zyrtare: Messi largohet nga Barcelona


5 August, 2021 @19:53

Para pak çastesh, Barcelona ka bërë të ditur se nuk është arritur marrëveshje me super yllin Lionel Messi.

Messi është larguar nga Barcelona.

Në fakt marrëveshja ishte arritur me Messin, por për shkak të pengesave financiare dhe rregullave të La Ligas, Barcelona është detyruar ta largojë ikonën e skuadrës.

Lionel Messi ishte pjesë e Barcelonës që nga viti 2000 si junior, derisa me skuadrën e parë nga viti 2003.

Messi ka fituar çdo kupë që mund të fitohet me Barcelonën, derisa luajti në 520 ndeshje, shënoi 474 gola dhe luajti me 217 asistime.


 
Të gjitha lajmet nga La Liga