PREMIER LEAGUE

Zyrtare: Milot Rashica në Premier League
22 June, 2021 @17:26
Ylli i përfaqësueses së Kosovës, Milot Rashica, është zyrtarizuar te skuadra e Norwich Cityt në Premier League.
Rashica ka nënshkruar kontratë 4 vjeçare me Norwichin, derisa ka thënë se është shumë i emocionuar që do të jetë pjesë e skuadrës dhe Premier League.
Miloti gjatë karrierës së tij te Werder Bremeni luajti në 87 ndeshje dhe shënoi 21 gola.