Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

RIFILLON FUTBOLLI ITALIAN

Zyrtare: Serie A dhe Coppa Italia kanë datat për rifillim

Zyrtare: Serie A dhe Coppa Italia kanë datat për rifillim


28 May, 2020 @21:51

Futbolli italian tashmë edhe zyrtarisht ka datat e sakta për rifillim. Ministri i Sportit në Itali, Vincenzo Spadafora, ka konfirmuar datat dhe tashmë topi mund të rrokulliset në fushat e Gadishullit Apenin.

“Ishte një takim shumë i rëndësishëm dhe ashtu siç thamë në fillim, futbolli do të vazhdojë kur kushtet lejojnë siguri dhe tashmë gjithçka dihet,” ka thënë Spadafora.

Gjysmëfinalet e Kupës së Italisë nisin më 13 qershor, ndërsa Serie A më 20 qershor.

“Shpresoj që prej 13 qershorit mund të shohim se si po shkojnë punët dhe ky do të ishte një sinjal i madh për vendim që dalëngadalë të dalë nga kriza,” ka thënë tutje Spadafora.

Gjysmëfinalet e Kupës së Italisë kanë mbetur në gjysmë, pasi që janë zhvilluar ndeshjet e para, ndërsa ato të kthimit jo.

Në përballjet e para rezultatet kanë qenë kështu: Inter 0-1 Napoli [Ruiz 57] dhe Milan 1-1 Juventus [Rebic 61 - Cristiano 90p].

Duelet e kthimit pasi që të përcaktojnë orën e ndeshjes do të luhen më 13 qershor, në San Paolo të Napolit dhe Juventus Arena të Torinos.


 
Të gjitha lajmet nga Serie A