REKORD
Zyrtare: Shaqiri, rekord transfer i Stoke Cityt
11 August, 2015 @18:08
Mesfushori me origjinë nga Gjilani, Xherdan Shaqiri, para disa minutash është zyrtarizuar si lojtar i ri i Stoke Cityt.
Shaqiri, që së fundi luajti për Interin, është bërë transferi më i shtrenjtë në histori të këtij klubi nga Premier League e Anglisë, për të cilin ata i kanë paguar Interit 12 milionë funta.
Deri më sot, rekord transferi i Stoke City ka qenë sulmuesi shtatëgjatë, Peter Crouch, që u kishte kushtuar 10 milionë funta.
Rrugëtimi i Shaqirit prej Baselit, kaloi nëpër Bayern Munchen të Bundesligës, pastaj Inter në Serie A dhe tashmë me 23 vjet, ai arrin në Premier League te Stoke City.