Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

ZYRTARE

ZYRTARE: Vedat Muriqi huazohet në La Liga!

Foto: rcsmallorca.es

ZYRTARE: Vedat Muriqi huazohet në La Liga!


31 January, 2022 @19:41

Pas shumë spekulimeve, vjen zyrtarizimi!

Vedat Muriqi zyrtarisht ka kaluar si huazim te Mallorca në La Liga sot, në ditën e fundit të afatit kalimtar dimëror.

Lajmin e bëri të ditur klubi spanjoll përmes videos së postuar pak minuta më parë.

“Jemi të kënaqur t’i urojmë mirë se ardhje Vedat Muriqit në klub në një marrëveshje huazimi deri në fund të stinorit. Sulmuesi vjen prej ekipit të Lazios nga Serie A, derisa pjesën më të madhe të karrierës e ka kaluar në Turqi ku ka shënuar 76 gola në 210 ndeshje. Muriqi është edhe reprezentues i Kosovës ku ka shënuar 18 herë në 37 paraqitje. Në emër të secilit në klub, i dëshirojmë Vedatit mirë se ardhje të ngrohtë në ishull,” ka shkruar faqja zyrtare e Mallorcas me rastin e zyrtarizimit të lojtarit.

Pjesën e mbetur të këtij sezoni Muriqi do ta kalojë si i huazuar te skuadra spanjolle nga Lazio, e më pas në verë Mallorca mund ta blejë kartonin e plotë të prizrenasit për 12 milionë euro.


 
Të gjitha lajmet nga Serie A