Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

LAZIO

Zyrtare: Vedat Muriqi te Lazio

Zyrtare: Vedat Muriqi te Lazio


13 September, 2020 @14:25

Tashmë gjithçka zyrtare!

Skuadra italiane, Lazio, para pak çastesh e zyrtarizoi yllin kosovar Vedat Muriqin.

Muriqi ka nënshkruar kontratë pesë vjeçare me Lazion, derisa do të fitojë 2.5 milionë në vit.

Lazio do të paguajë 17.5 milionë euro, ndërsa 2 milionë euro tjera mund të vijnë si bonuse për Fenerbahçen.

Vedat Muriqi në stinorin e kaluar luajti në 36 ndeshje me 17 gola e 7 asistime për Fenerbahçen.


 
Të gjitha lajmet nga Serie A