Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

TOTTENHAM HOTSPUR

Zyrtarizohet zëvendësimi i përkohshëm i Mourinhos

Zyrtarizohet zëvendësimi i përkohshëm i Mourinhos


20 April, 2021 @11:34

Pas shkarkimit të Jose Mourinhos dje, klubi i Tottenhamit sot ka bërë të ditur zëvendësimin e tij të përkohshëm.

Detyrën e kryetrajnerit të Spurs në vazhdim (deri në fund të këtij sezoni) do ta marrë Ryan Mason, bashkë me ndihmësit e tij Chris Powell dhe Nigel Gibbs.

29-vjeçari Mason ishte lojtar i zhvilluar në akademinë e Spurs e më pas edhe lojtar senior i Spurs për shumë vite, kurse të qenit kryetrajner i kësaj skuadre do të jetë hera e parë që ai e drejton një skuadër seniore. I detyruar të pensionohet në një moshë shumë të re për shkak të lëndimit (26 vjeçar), Mason që nga viti 2018 ka punuar si trajner te skuadrat zinxhirë të Tottenhamit.

Ndeshjen e tij të parë si trajner i Spurs, Mason do ta ketë ndaj Southamptonit në Premier League këtë mesjavë.


 
Të gjitha lajmet nga Premier League