TRANSFERET VERORE QË PREMTUAN SHUMË

10 rezervistët “luksozë”
Squawka
8 December, 2015 @15:58
10. Jackson Martinez
U transferua nga Porto tek Atletico Madrid për 25 milionë funte. Transfer i cili u prit me bujë të madhe, për të vazhduar ciklin e supersulmuesve si Aguero, Falcao, Forlan e Mandzukic të cilët ishin pjesë e Atleticos ndër vite, mirëpo kolumbiani startoi vetëm 7 herë këtë sezon.
9. Christian Benteke
U transferua nga Aston Villa tek Liverpooli për 32.5 milionë funte. Ndikuan edhe lëndimet, mirëpo Benteke të paktën deri më tash nuk dhuroi atë që pritej. Belgu deri më tani ka startuar vetëm 7 herë.
8. Memphis Depay
Manchester United shpenzoi 29 milionë funte për ta blerë atë nga PSV. Golashënuesi më i mirë tek kampionët holandez nuk po e gjen veten tek 20 herë kampionët ishullor. Përshtatja me ambientin e ri po i merr më shumë kohë sesa që pritej në fillim. Holandezi ka startuar vetëm në 9 ndeshje deri tash.
7. Yannick Ferreira Carrasco
I ardhur tek Atletico Madrid nga Monaco për afro 11 milionë funte, nuk dhuroi aq sa pritej në fillim. Startoi në vetëm 5 ndeshje.
6. Angelo Ogbonna
U transferua nga Juventus tek West Ham për afro 9 milionë funte. Dikur i konsideruar si një super talent, këtë sezon luajti si titullar vetëm 6 herë.
5. Baba Rahman
Transferimi i tij tek Chelsea nga Augsburgu kushtoi 14 milionë funte. Një nga transferimet e pakta të Chelseat këtë verë, pritej si një mbrojtës krahu që do të ishte titullar, mirëpo startoi vetëm 2 herë.
4. Florian Thauvin
Erdhi tek Newcastle nga Marseille për 13 milionë funte. E kaloi pothuajse gjithë sezonin në bankën rezervë, duke startuar vetëm në 3 ndeshje.
3. Mateo Kovacic
U transferua nga Interi tek Real Madrid, por “magjistari” kroat nuk po e gjen veten nën urdhërat e Rafa Benitez. Kroati ka startuar vetëm 3 herë, duke mbetur nën hijen e Iscos, Modricit dhe mesfushorëve të tjerë madrilenë.
2. Sven Ulreich
U transferua për afro 3 milionë euro nga Stuttgarti tek Bayern, mirëpo nuk ka startuar as edhe një ndeshje për bavarezët e Guardiolës, edhe pse gjatë verës transferimi i tij “pushtoi” gazetat gjermane.
1. Alex Sandro
Juventusi e kishte transferuar atë për 18 milionë funte nga Porto, ku kishte kaluar një super sezon tek portugezët, mirëpo zhgënjeu këtë fillim sezon, duke luajtur vetëm 3 herë si titullar.