CHAMPIONS LEAGUE

Foto: Sky Sports.
Çka ju nevojitet anglezëve për kualifikim?
8 December, 2015 @10:23
Rezultatet befasuese që morrën në ndeshjet e para të grupeve kanë bërë që tre gjigandët anglezë të jenë afër eliminimit nga grupet e Champions League.
Chelsea ka një pozitë më të favorshme sepse luan në shtëpi, kurse për Arsenal dhe Manchester United gjërat duken të vështira.
Le të shohim se çfarë duhet të bëjnë për kualifikim:
ARSENAL
Arsenali për kualifikim duhet të fitojë si mysafir i Olympiacos, por një fitore minimale nuk i ndihmon aspak. Arsenalit i duhet një fitore me 2 gola epërsi për kualifikim, duke marrë parasysh që Olympiacos fitoi 2-3 në Emirates Stadium. Ndeshje e vështirë për londinezët.
CHELSEA
Ndërkohë Chelsea pret në shtëpi Porton. Një barazim në shtëpi i mjafton për kualifikim të kaltërve të Londrës, kurse fitorja i duhet për vendin e parë të grupit, vend i cili do t’i jepte short më të lehtë në fazën knock-out. Chelsea mund të kualifikohet edhe nëse humb, mirëpo kjo do të ndodhte vetëm nëse Dynamo nuk fiton në shtëpi ndaj Maccabit.
MANCHESTER UNITED
Kurse Manchester United udhëton në Gjermani për t’u ndeshur me Wolfsburgun, ekip i cili ndeshjen e parë në shtëpi e humbi pikërisht këtë fundjavë ndaj Dortmundit. Deri të dielën, Wolfsburg nuk kishte humbur në 30 ndeshje radhazi në shtëpi. United duhet të fitojë në Gjermani për kualifikim. I mjafton barazimi vetëm nëse PSV nuk fiton në shtëpi ndaj CSKA Moskës.
Gjërat duken të komplikuara, mirëpo le të presim e të shohim se çfarë do të ndodhë.