SUSPENDOHET GJERMANI

Foto: uefa.com
FA suspendon Schweinsteigerin
7 December, 2015 @21:07
Goditja me bërryl në fundin e pjesës së parë në takimin e së shtunës ndaj West Ham duket se do t’i kushtojë shtrenjtë Schweinsteigerit dhe skuadrës së tij.
Frustrimi nga rezultati jo i favorshëm dhe problemi me gjetjen e golit krijoi nervozizëm tek gjermani dhe e gjithë skuadra e United, me ç‘rast ai nuk e kontrolloi veten dhe e goditi me bërryl një mbrojtës të West Hamit. Federata angleze pritet ta dënojë këtë gjest dhe dënimi mund të jetë deri në 3 ndeshje moslojë.