VUSHTRRIA MENJËHERË NJOFTON PËR ZËVENDËSUESIN

Isa Sadriu, trajner i ri i Vushtrrisë/ Foto: albinfo.ch
Sadriu, trajneri i ri i Vushtrrisë
7 December, 2015 @19:50
Vetëm dy orë pas njoftimit për dorëheqjen e Bekim Shotanit, klubi i Vushtrrisë ka bërë të ditur se në vend të tij ka sjellë kryetrajner Isa Sadriun.
Sadriu, që në kohë të fundit është marrë me të rinjtë e ekipit “Galatasaray Kosova” tashmë është edhe zyrtarisht trajner i ri i Vushtrrisë.
Vushtrria ka përfunduar stinorin vjeshtor si i parafundit në Superligë, derisa Sadriu do të ketë detyrë për të shpëtuar ekipin nga rënia.