EDHE VUSHTRRIA PA TRAJNER

Bekim Shotani/ BOROZANI/ D.S.
Vushtrria mbetet pa Shotanin
7 December, 2015 @19:10
Një njoftim i shkurtër i ekipit të Vushtrrisë në rrjet social ka mjaftuar që brenda ditës sot të bëhen dy dorëheqje trajnerësh.
Bekim Shotani, njeriu që punoi shumë te ekipi vushtrrias është larguar nga posti i tij, duke dhënë dorëheqje, ka bërë të ditur faqja zyrtare e klubit sot përmes njoftimit të shkurtër.
Vushtrria është në pozitën e parafundit të Superligës, ndërsa Shotani kishte marrë drejtimin e klubit pasi që Ismet Munishi kishte dhënë dorëheqje.