LLAPI NIS ME PËRFORCIME

Llapi përforcohet
7 December, 2015 @19:14
Llapi, që përfundoi stinorin vjeshtor si nënkampion i Superligës me vetëm një pikë më pak se lideri Ferronikeli, ka prezentuar sot dy përforcimet e para të skuadrës për pjesën e ardhshme të kampionatit.
Adnan Haxhaj, ish lojtar i Prishtinës e Vllaznisë së Shkodrës, si dhe Rilind Neziri që më parë ka luajtur për Ferronikelin dhe Hamm Unitedin - janë lojtarë të ri të klubit bardhekaltër nga Podujeva, ka bërë të ditur ekipi në fjalë përmes faqes së tyre zyrtare.
Ata kanë nënshkruar marrëveshjet me klubin në prezencë të trajnerit, Tahir Batatina, që ka bërë Llapin befasia numër një e pjesës vjeshtore të kampionatit.