TE JUNIORËT

Ekipi i Lirisë, juniorët/ Foto: A. Sajhadi/ KF Liria Official Facebook
Juniorët e Lirisë, kampionë vjeshtor
7 December, 2015 @19:32
Juniorët e Lirisë së Prizrenit janë edhe zyrtarisht kampionë vjeshtor të Superligës së juniorëve në futbollin kosovar.
Ekipi prizrenas i drejtuar nga ish trajneri i Lirisë Agron Beseni dhe ndihmësi Enis Gashi kanë arritur që të mbledhin 33 pikë nga 15 xhirot e para të zhvilluara në stinorin vjeshtor, sa ka edhe Ramiz Sadiku i Prishtinës, por me golaverazh dukshëm më të dobët sesa prizrenasit.
