SHKËLQEN MURIQI

Hat-trick i Muriqit
7 December, 2015 @20:22
Ish sulmuesi i Lirisë së Prizrenit, Vedat Muriqi, ka shënuar hat-trick në fitoren e sotme të ekipit të tij Giresunspor në ligën e dytë turke.
Muriqi ka shënuar një gol në pjesë të parë me shut të fortë, derisa dy të tjera në pjesë të dytë për të mposhtur ekipin e Bolusporit 5-1.
Me këtë fitore Giresunspor ka arritur në pozitën e dytë të ligës së dytë të Turqisë, pozitë kjo që dërgon direkt në Superligën turke.
Lufta e Giresunsporit do të jetë e ashpër për një vend që dërgon në elitën e futbollit turk, derisa golat e Muriqit japin shpresë për ekipin në fjalë.