NGA KONFERENCA PËR SHTYP

Jose Mourinho/ REUTERS/ Arkiv
Mourinho s’beson që do të shkarkohet
8 December, 2015 @15:31
Përkundër se Chelsea ka ndeshje në Ligë të Kampionëve, ku do të ndeshet me Porton në Stamford Bridge, gazetarët në konferencë për shtyp e kanë pyetur trajnerin Jose Mourinho se çka do të ndosh nëse mposhtet nga Leicesteri fundjavën që vjen.
-Nëse mposhteni nga Leicester City në ndeshjen e radhës në Premier League, a pritni që të shkarkoheni nga detyra?
Mourinho: Nuk ka nëse. Unë fitoj, barazoj, ose humbi.
-Por çka nëse…
Mourinho: Ti je një djalosh pesimist, unë jam optimist.
-Të themi që humbët, nëse ndodh kjo a do të mbeteni pa punë?
Mourinho: Nuk ka nëse.
Chelsea ka regjistruar 8 humbje në Premier League këtë stinor dhe xhiron që vjen ndeshet me liderin befasues të elitë, Leicester City.