PRISHTINA
100 mijë € premi, nëse kalohet rrethi
29 June, 2017 @19:01
Kryetari i klubit të Prishtinës, Remzi Ejupi, ka premtuar 100 mijë euro premi për futbollistët e bardhekaltër, në qoftë se arrijnë të kalojnë rrethin e parë të kualifikimeve në Europa League.
Kjo është hera e parë që një skuadër kosovare po garon në Europa League, ndërsa kryetari Ejupi premtimin e tij e dha në autobus, derisa skuadra nisej për në ndeshjen ndaj Norrkopingut, që do të luhet sonte nga ora 20:00.