Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

GJYSMËSTINORI

11-shja më e mirë e La Ligas

REUTERS

11-shja më e mirë e La Ligas


16 January, 2014 @15:53

Liga e futbollit profesionist në Spanjë (LFP) me zhvillimin e xhiros së XIX të kampionatit, La Liga, ka bërë përzgjedhjen e futbollistëve më të mirë pas gjysmës së kampionatit. 

Kështu, në portë është portieri i Atletico Madridit, Thibaut Courtois, derisa mbrojtja përbëhet nga Felipe Luis (Atletico Madrid), Aymeric Laporte (Athletic Bilbao) dhe Mateo Musacchio (Villareal). 

Edhe një lojtar i Villarealit ka arritur që të futet në 11-shen më të mirë të gjysmës së stinorit në Spanjë, Bruno Soriano është baza e mesfushës, derisa me Ivan Rakitic (Sevilla), Koke (Atletico Madrid) dhe Cesc Fabregas (Barcelona) kompletohet katërshja e mesit të fushës ideal për 19 xhirot e para. 

Sulmi është përbërë nga kjo treshe: Diego Costa (Atletico Madrid), Cristiano Ronaldo (Real Madrid) dhe Antoine Griezmann (Real Sociedad). 

Ajo që ka befasuar më së shumti mediat spanjolle por edhe më gjërë është se lideri i kampionatit, Barcelona dhe rekord kampioni i Spanjës, Real Madrid, kanë nga vetëm një futbollist në formacionin më të mirë. Përndryshe, Atletico Madrid, që gjindet në pozitën e dytë të klasifikimit siç po shihet është dominues në këtë gjysmëstinor sipas ekspertëve të La Ligas. 


 
Të gjitha lajmet nga La Liga