Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

BALLKANI - LLAPI

12 xhiro, 35 gola, Ballkani fiton edhe ndaj Llapit

Foto: FC Ballkani

12 xhiro, 35 gola, Ballkani fiton edhe ndaj Llapit


22 November, 2020 @15:23

Tri pikë për Ballkanit në ndeshjen e parë pas pushimit të kombëtareve.

Sot skuadra nga Suhareka zhvilloi një tjetër paraqitje mbresëlënëse, duke e mposhtur Llapin me rezultat 4-2 (Nazmi Gripshi 14’ 39’, Ermal Krasniqi 24’, Mirlind Daku 44’ / Elvis Prençi 51’, Ahmed Januzi 80’).

Me 35 gola të shënuara deri më tash, suharekasit kanë dukshëm sulmin më të mirë në ligë.

Pjesa e parë pothuajse kaloi si stërvitje për suharekasit, të cilët shënuan plot katër herë brenda 45 minutave të parë.

Nazmi Gripshi (14’ e 39’), Ermal Krasniqi (24’) e i zakonshmi Mirlind Daku (44’) shënuan në pjesën e parë, e më pas suharekasit u ndalën së shënuari në pjesë lojën e dytë.

TABELA AKTUALE

Ishte Llapi skuadra e vetme që shënoi gjatë pjesës së dytë.

Fillimisht Elvis Prençi shënoi në minutën e 51’ e më pas Ahmed Januzi, i asistuar nga Valmir Veliu, në minutën e 80’, për të mos e lejuar kështu skuadrën e tyre të mposhtet thellësisht.

Me një ndeshje më shumë të luajtur, Ballkani ka 3 pikë më shumë se vendi i dytë, Drita, kurse Llapi i Batatinës rrezikon seriozisht rënien nga elita e futbollit kosovar.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Superliga