EVERTON

2 muaj mungesë
26 October, 2015 @13:53
Qendërmbrojtësi i Evertonit, Phil Jagielka, do të jetë për afro 2 muaj në shërim, pas lëndimit të ligamentit kryesor të këmbës, kanë bërë të ditur mediat angleze sot.
Edhe trajneri i Evertonit, Roberto Martinez, ka konfirmuar mungesën e 33 vjeçarit me përvojë që luan edhe për përfaqësuesen angleze.
“Nuk pres që ai të kthehet para 8-9 javëve,” ka thënë Martinez, shkruan faqja zyrtare e Evertonit sot.
TABELA AKTUALE E PREMIER LEAGUE