THE GUNNERS
20 minuta mjaftuan
4 October, 2015 @18:53
Tre gola të shpejtë të Arsenalit brenda 20 minutave të para të ndeshjes kanë mjaftuar që të përfundojë dilema e fituesit të derbit kundër Manchester Unitedit.
Rrebeshi sulmuesh në minutat e para të ndeshjes pa Alexis Sanchezin me dy gola, Mesut Ozilin me një gol dhe një asistim, ndërsa Theo Walcottin me dy asistime për të çuar Arsenalin në vend të dytë të tabelës dhe triumfues në derbin e madh anglez.
Një frymëmarrje e thellë fitimtare për Arsene Wengerin pas këtyre minutave ka treguar mjaft, derisa Manchester Unitedit iu pa mungesa e kreativitetit gjatë gjithë ndeshjes, pasi që me bllokimin e mirë të Juan Matës, ata përkundër se patën topin nuk arritën të krijojnë diçka serioze për të shënuar.
Arsenal vs Manchester United 3-0 FIRST HALF by gentaa