Të gjitha lajmet

CORONAVIRUS

27 ndeshje - 27 fitore, sezonin ia humbë pandemia!

27 ndeshje - 27 fitore, sezonin ia humbë pandemia!

28 March, 2020 @13:11

Ndonëse vendimi për kategoritë më të larta të futbollit anglez nuk është marrë ende, Federata Angleze e futbollit tashmë ka vendosur zyrtarisht që për shkak të pandemisë coronavirus, sezoni 2019/2020 në ligat nën kategorinë e gjashtë (liga amatore) të anulohet plotësisht, vendim që nënkupton që asnjë skuadër nga këto liga nuk do të ngjitet një kategori më lartë apo nuk do të bie një kategori më poshtë në sezonin e ri 2020/2021. Praktikisht, sezoni 2020/2021 do të fillojë me skuadrat e njëjta siç kishte filluar edhe sezoni e anuluar plotësisht (2019/2020).

E ky vendim padyshim që disa skuadra i ka “shpëtuar” e disa të tjera i ka dëmtuar dukshëm.

Rast për t’u përmendur është ai i skuadrës Jersey Bulls, skuadër që garon në “Combined Counties League”, Divizioni i Parë, një prej shumë ligave amatore në Angli.

Skuadra e Jersey Bulls këtë sezon kishte 27 fitore në 27 ndeshjet e luajtura, gjatë të cilave kishte shënuar plot 99 gola e kishte pranuar vetëm 7, dhe rrjedhimisht ishte në rrugë të mirë për t’u ngjitur një kategori më lart. Mirëpo kjo nuk do të ndodhë, me sezonin që është anuluar plotësisht dhe asnjë fitore e tyre nuk vlen më asgjë.

Jersey Bulls, për dallim nga shumica e skuadrave tjera të ligës, kishin sponzorë, udhëtonin në ndeshjet e tyre me aeroplan dhe ishin shumë të mobilizuar për plane afatgjatë, por vendimi i marrë nga FA ka bërë që ata të duhet të presin minimalisht edhe një sezon për ngjitje në një kategori tjetër, gjë që ka shkaktuar reagime te klubi në fjalë.

Reagimi i plotë i klubit ndaj vendimit të FA:

 

JUGKOREANI

Son Heung-min shkon në ushtri

6 April, 2020 @23:58

Futbollisti i Tottenham Hotspurit, Son Heung-min, do të kryejë shërbimin ushtarak në shtetin e tij, Kore të Jugut, ka konfirmuar…

KOMUNIKATA

Premier Liga kërkon 30% ulje të rrogave nga lojtarët

4 April, 2020 @17:37

Elita e futbollit anglez, ku rrogat janë më të larta për futbollistët e klubeve përkatëse në Premier Ligë, për të…

CALLUM HUDSON-ODOI

Lampard: Lojtari ynë është shëruar nga coronavirusi

27 March, 2020 @21:30

Futbollisti i ri i Chelseat, është shëruar nga coronavirusi plotësisht ka bërë të ditur BBC Sport sot. Callum Hudson-Odoi…

CORONAVIRUS

Rivaliteti anash, Manchester United dëshiron vazhdimin e sezonit

27 March, 2020 @12:46

Vazhdojnë spekulimet se a do të vazhdojë apo do të anulohet përfundimisht sezoni i Premier Ligës. Në prag të mbledhjes…

CORONAVIRUS

PremierLiga shtyen përsëri datat

19 March, 2020 @14:41

Federata e Futbollit të Anglisë, FA, ka bërë të ditur se ka shtyer përsëri datat e ri-fillimit të sezoneve në…

Të gjitha lajmet nga Premier League