Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

MEDIA TALK

2W - kombinimi i ri Liverpoolit

2W - kombinimi i ri Liverpoolit


24 April, 2020 @18:21

Mediat angleze sot kanë nxjerrë spekulime të reja sa i përket opcioneve të transferimeve për liderin e Premier Ligës, Liverpool.

Tash po bëhet fjalë për kombinimin 2W.

Sky Sports ka bërë të ditur se sulmuesi i Gjermanisë Timo Werner 24 vjeç, është gati për të kaluar në radhët e liderëve të elitës angleze.

Liverpool duhet të aktivizojë klauzolën e lirimit të lojtarit të Leipzigut prej 55 milionë eurove, për ta marrë.

Në anën tjetër, W e radhës vjen nga Chelsea. Mesfushori i krahut me përvojë të madhe në Premiership, Willian, është në bisedime për ardhje te Liverpool posa t’i skadojë kontrata me Chelsean!

Braziliani 31 vjeç po shihet si opcion shumë i mirë nga ekipi i Jurgen Klopp për të plotësuar zbrazëtirat.


 
Të gjitha lajmet nga Premier League