Të gjitha lajmet

SUPERLIGA

3 ekipe nga Kosova në gara të UEFAs

3 ekipe nga Kosova në gara të UEFAs

TEKSTI: FFK

17 May, 2019 @18:54

Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi dhe Sekretari Përgjithshëm, Eroll Salihu, po marrin pjesë në takimin dyditor të presidentëve dhe sekretarëve të federatave kombëtare në Budapest, nën organizimin e UEFA-s.

Gjatë këtij takimi tejet të rëndësishëm është diskutuar për garat e UEFA-s në nivel klubesh. Me këtë rast, drejtuesit e UEFA-s i kanë informuar 55 anëtaret e saj për takimet e zhvilluara nga Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s me Shoqatën e Klubeve Evropiane (ECA) dhe Ligat Evropiane, të zhvilluara gjatë muajve mars dhe maj të këtij viti, si dhe për tema tjera mbi të ardhmen e futbollit evropian.

Ndërkaq, edhe kësaj radhe doli që Budapesti është qytet i cili vazhdimisht sjell lajme të mira për Kosovën, pasi një i tillë vjen edhe kësaj radhe. Në fakt, UEFA, pas kërkesës së vazhdueshme të krerëve të FFK-së ka pranuar që tani e tutje Kosova në garat evropiane të përfaqësohet me tri klube. Edhe pse realisht ende nuk është arritur koeficienti i kërkuar për më shumë skuadra pjesëmarrëse, pas takimit të sotëm që presidenti Ademi dhe sekretari i përgjithshëm Salihu patën me përfaqësuesit e UEFA-s, këta të fundit kanë pranuar që ta shpërblejnë FFK-në me një klub më shumë në garat evropiane.

Kësisoj, që nga edicioni i ardhshëm nga kampionati i Kosovës pjesëmarrjen në garat evropiane do ta sigurojnë kampioni, nënkampioni dhe fituesi i kupës. Pa dyshim ky është një lajm i shumëpritur dhe i cili do të ndikojë edhe më shumë në rritjen e konkurrencës në elitën e futbollit tonë dhe njëherësh do të rrisë edhe nivelin e organizimit në Superligë.

GJILANI - LIRIA

Demolojnë Lirinë, shpresojnë në mrekulli

16 May, 2019 @18:49

Gjilani ka shënuar fitore të lehtë dhe të bindshme ndaj Lirisë së Prizrenit sot duke i mposhtur thellë 4-0. …

KEK - FERIZAJI

Shpëtim direkt, Ferizaji i Superligës

16 May, 2019 @18:42

Gjashtë fitore radhazi në gjashtë xhirot e fundit dhe Ferizaji tashmë ka siguruar mbijetesën direkte në Superligë. Bardhekaltërit kanë mposhtur…

PARA FINALES KAMPIONALE

Feronikeli ngrit çmimin e biletave për ndeshjen ndaj Prishtinës

Foto: feronikelifc.com

16 May, 2019 @0:12

Superliga do të mësojë kampionin e ri të saj të dielën në stadiumin Rexhep Rexhepi të Drenasit, në ndeshjen mes…

PRISHTINA - TREPÇA'89

Prishtina çlirohet në pjesë të dytë, titulli në ndeshjen e fundit!

Foto: prishtinafc.com

15 May, 2019 @19:39

Fitorja e dhjetë në 11 ndeshjet e fundit për Prishtinën në Superligë sot ka ardhur në pjesë të dytë të…

DRENICA - BALLKANI

Ndajnë pikët, ende rrezikojnë barazhin

Foto: KF Drenica

15 May, 2019 @19:34

Pa fitues është mbyllur dueli mes Drenicës dhe Ballkanit sot, duel ky që u luajt në “Bajram Aliu” të Skenderajt. …

Të gjitha lajmet nga FFK Superliga