Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

NGA QEVERIA SPANJOLLE

3 faza në Spanjë, mund të nis në qershor

3 faza në Spanjë, mund të nis në qershor


29 April, 2020 @0:20

Kryeministri spanjoll Pedro Sanchez ka bërë të ditur sonte se shteti ka përcaktuar tre faza për procesin e tejkalimit të pandemisë në rrugëtimin drejt kthimit në normalitet.

“Tranzicioni do të jetë gradual dhe i koordinuar, që do të bëhet me faza. Çdo fazë do të ketë nga dy javë kohë, ndërsa në fund të qershorit besojmë se do të jemi te faza normale,” ka thënë Sanchez në konferencën e sontme për shtyp.

Faza e parë do të konsistojë kthim të stërvitjeve individuale. E dyta do të kërkojë hapjen e qendrave sportive nën kontroll të rreptë dhe shtimin e personave në stërvitje në grupe prej katër. Pastaj do të nis faza më fleksibile, por përdorimi i maskave do të jetë i rekomanduar skajshmërisht, derisa stërvitjet në secilin sport mund të bëhen në grupe më të mëdha.

Sipas këtyre të dhënave mediat kanë bërë të ditura se LaLiga mund të rinis kah mesi i qershorit.

Deri në fund të stinorit në elitën spanjolle kanë mbetur edhe 11 xhiro. Barcelona është lidere me 2 pikë më shumë sesa Real Madridi. Ndërsa lufta e madhe është duke u zhvilluar për mbijetesë aty, ku gjashtë ekipe të fundit në klasifikim janë të rrezikuara seriozisht për rënie.

la liga

Spanja është ndër vendet më të goditura evropiane nga pandemia COVID-19. Deri sot në Gadishullin Iberik janë infektuar 232 mijë e 128 persona, nga të cilët 123 mijë e 903 të shëruar dhe 23 mijë e 822 të vdekur.


 
Të gjitha lajmet nga La Liga