Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

DRENICA - LLAPI

3 gola për 3 pikë

3 gola për 3 pikë


23 August, 2019 @18:55

Me dominim total, Drenica e mposhti Llapin me rezultat 3-0, në ndeshjen hapëse të xhiros së dytë të Superligës së Kosovës në futboll.

Në pjesën e parë, gola nuk kishte, por Drenica ishte skuadra që kërkoi më shumë, kurse Llapi ishte i pafat, duke bërë dy zëvendësime të detyrueshme brenda 45 minutave të para.

Goli i parë i ndeshjes erdhi nga lojtari Van Dave Harmon në minutën e 52’, i cili kësaj radhe ishte i saktë, pasi që në sekondën e 20-të të ndeshjes nuk arriti të shënoi nga afërsia.

Në minutën e 62’, Osman Mëziu shënoi një super gol nga gjuajtja e lirë, derisa goli i tretë erdhi nga zëvendësuesi Qemal Elshani në minutën e 73’.

TABELA AKTUALE

Kjo ishte fitorja e parë e Drenicës dhe humbja e parë e Llapit. Në xhiron e radhës, Drenica takohet me Trepçën ‘89, ndërsa Llapi e pret Ballkanin.

a


 
Të gjitha lajmet nga FFK Superliga