Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

DRITA - BALLKANI

3 kartonë të kuq, Drita në krye të tabelës

3 kartonë të kuq, Drita në krye të tabelës


20 October, 2019 @16:24

Në ndeshjen e tensionuar në mes të Dritës dhe Ballkanit, fituese doli skuadra gjilanase, duke e mposhtur kundërshtarin me rezultat 2-0.

Për fitoren e Dritës u përkujdesën lojtarët Izair Emini (5’) dhe Gilberto Fortunato (23’).

Por në këtë ndeshje tensoni ishte shumë i lartë. Gjatë 90 minutave lojë, u treguan 3 kartonë të kuq nga gjyqtari Besfort Kosumi. Së pari u ndëshkua lojtari Edmond Turku i Ballkanit në minutën e 63’, derisa dy minuta më vonë u skuq edhe trajneri Ismet Munishi.

Në minutën e 74’, u ndëshkua me karton të kuq te Drita Liridon Leci, por rezultati nuk ndryshoi deri në fund të ndeshjes.

TABELA AKTUALE

Me këtë fitore, Drita vendoset në krye të tabelës me 21 pikë, po aq sa ka edhe Gjilani në vendin e dytë, kurse Ballkani mbetet në pozitën e katërt me 20 pikë.

Në xhiron tjetër Drita takohet me Prishtinën, kurse Ballkani me Flamurtarin.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Superliga