KOSOVA U21
3 pikë më pak, eliminohet Kosova U21
16 October, 2018 @18:49
Kosova U21 është mposhtur pak më parë edhe në ndeshjen e fundit kualifikuese për Evropianin “Italia 2019”.
Izraeli U21 ka mposhtur Kosovën U21 3-0 sot, për t’ia dhënë goditjen e fundit djelmoshave të Rafet Prekazit sa i përket mundësisë për kualifikim.
Qaiis Ghanem ka shënuar dy herë, ndërsa një tjetër e ka dhënë Yosef Raz Meir për 3-0 përfundimtare.
Pas 10 ndeshjeve të zhvilluara në Grupin 5 kualifikues, Kosova U21 ka përfunduar grupin me bilanc 3 fitore, 4 barazime dhe 4 disfata, që në total me 12 pikë të fituara lënë jashtë garës për kualifikim ekipin.