LIRIA - TREPÇA '89
Goleadë mitrovicase, Liria deklasohet në shtëpi
16 October, 2018 @16:43
Në ndeshjen e zhvilluar sot në Prizren, skuadra mitrovicase e Trepçës ‘89 ka arritur të shënojë fitore me rezultat bindës 0-4 ndaj Lirisë vendase.
Pjesa e parë u mbyll pa gola, ndërsa epërsia mitrovicase erdhi me të filluar pjesa e dytë. Ishte Martin Mircevski, golashënuesi më i mirë i ‘89-shit këtë sezon, ai që me golin e pestë personal këtë sezon, ia dha epërsinë fillestare skuadrës së tij.
Pak minuta para fundit, fitorja për ish-kampionin e Kosovës u thellua edhe më tej, me Ardian Mujën, Hasan Hysenin e Orges Gavën që tundën përsëri rrjetën, për ta mbyllur kështu ndeshjen me rezultatin përfundimtar 0-4.
Kjo disfatë turpëruese e lë Lirinë në një pozicion aspak të favorshëm në tabelë, kurse ‘89-shi me këtë fitore ngritet në kuotën e 14 pikëve.
FORMACIONET STARTUESE
LIRIA: Hodaj, Bytyqi, Dina, Walidjo, Gjeraj, Susuri, Mustafa, Binishi, Fetahaj Gashi, Karahoda | |||
TREPÇA '89: Beqiri, Basriu, Pira, Shosha, Mersini, Gucev, Muja, Maloku, Hyshmeri, Manaj, Mircevski |