KOMBINIMET E LIGËS SË KOMBEVE
UEFA: Ky është kombinimi i Kosovës për ngritje
16 October, 2018 @18:33
Përfaqësuesja e Kosovës pas 4 ndeshjeve të para në Ligë të Kombeve ka arritur të regjistrojë 2 fitore dhe 2 barazime, për t’i tubuar 8 pikë në total, 2 xhiro pa përfunduar faza grupore e garës së re të UEFA-së.
Ndërsa, në tabelën e llogarive të UEFA-së, botuar sot, kombinimi më i mirë i Kosovës për ngritje në Ligën C nga Liga D, duke e fituar Grupin 3 të Ligës D të Kombeve, është ky:
TABELA AKTUALE dhe ORARI I NDESHJEVE
“Kosova do të ngritet një ligë më lartë, nëse e mposht Maltën në ndeshjen e radhës dhe Azerbajxhani nuk fiton ndaj Ishujve Faroe,” ka shkruar UEFA-ja në faqen e saj zyrtare.
Kosova luan me Maltën më 17 nëntor, ndërsa me Azerbajxhanin më 20 nëntor.