KOMBINIMI I LIGËS SË KOMBEVE
E konfirmon UEFA, fati i Shqipërisë në ndeshje me Skocinë
16 October, 2018 @18:20
Futbollistët e Shqipërisë janë “të rrezikuar” të luajnë në kategorinë më të dobët të Ligës së Kombeve nëse nuk arrijnë fitore ndaj Skocisë në përballjen e fundit të tyre në Grupin 1 të Ligës C.
Kuqezinjtë me humbjen e dytë në grup ndaj Izraelit, pas asaj ndaj Skocisë janë të renditur në fund të grupit me 3 pikë, derisa Skocia e Izraeli kanë bilans më të mirë aktualisht.
Shqipëria duhet mposhtur Skocinë patjetër për të kërkuar shpëtimin në Ligën C të Kombeve dhe në rast të një rezultati tjetër, selektori Christian Panucci me kuqezinjtë, do të bie në Ligën D, ku bëjnë pjesë aktualisht kundërshtarë si: Lihtenshtajni, Malta, Ishujt Faroe, San Marino, Andorra, etj.
TABELA AKTUALE dhe ORARI I NDESHJEVE
Edhe UEFA ka shkruar në faqen zyrtare të saj: Do të bie një kategori më poshtë nëse nuk arrin të mposht Skocinë.
Në Grupin C1 të Ligës së Kombeve ku bën pjesë Shqipëria kanë mbetur edhe dy ndeshje për t’u zhvilluar. Shqipëria-Skocia luhet më 17 nëntor 2018, ndërsa Skocia-Izraeli më 20 nëntor 2018.