KOSOVA U19 - FEMRAT
4 lojtare pozitive s’udhëtojnë, përgatitjet dhe miqësoret në Stamboll
Teksti: FFK
4 September, 2021 @17:38
Kombëtarja e Kosovës U19 në konkurrencën e femrave ndodhet në Riva Beykoz të Stambollit në Turqi, ku më 5 dhe 7 shtator do t’i zhvillojë dy ndeshje miqësore me Kombëtaren turke U19, për t’u përgatitur sa më mirë për ndeshjet kualifikuese që mbahen në muajin e ardhshëm në Kroaci. Përzgjedhësi Kushtrim Munishi për këto dy ndeshje ka në dispozicion 19 futbollistëve, prej të cilave 17 janë nga liga vendore, derisa Njomza Osmani dhe Loreta Lulaj janë lojtare që luajnë në Gjermani.
Me ekipin nuk kanë mundur të udhëtojnë katër lojtare, të cilat kanë rezultuar pozitive në Covid-19. Pjesë e ekspeditës janë edhe Vjollca Krasniqi, anëtare e KE-së dhe kryetare e Komisionit të futbollit të femrave, si dhe menaxherja e futbollit të femrave, Valbona Gashi-Uka.
Sot Dardanet e reja kanë mbajtur stërvitje, e cila do t’u shërbejë për t’u përgatitur për duelin e nesërm.
KOSOVA (F) Lista e futbollisteve:
Gentianë Krasniqi
Fjollë Berisha
Erona Bajrami
Eljesa Brajshori
Melisa Berisha
Rinesa Bytyqi
Lumbardha Misini
Fortesa Berisha
Erletë Shabiu
Florentina Ramadani
Gresa Berisha
Dorentina Kryeziu
Agnesa Tahiri
Anjeza Berisha
Merita Bajrami
Elma Kadriu
Agnesë Kryeziu
Njomza Osmani
Loreta Lulaj.