I ARDHURI PARA DEBUTIMIT
Nedim Bajrami pritet të debutojë nesër për Shqipërinë
4 September, 2021 @13:01
Futbollisti i posaardhur në kombëtaren shqiptare, Nedim Bajrami, pritet të debutojë nesër për kuqezinjtë dhe atë në 11-she të parë të ekipit.
Njoftimin e ka dhënë Panorama Sport, ndërsa gazeta bën të ditur se mungesat për shkak të kartonëve të Elseid Hysaj, Keidi Bare dhe Rey Manaj — do të detyrojnë Edy Rejan që të kërkojë zgjidhje tjetër dhe Bajrami bën pjesë në planet e tij.
TABELA AKTUALE dhe ORARI I NDESHJEVE
Gjithashtu, futbollisti i Empolit që shkëlqeu në ndeshjet e para të ekipit në Serie A, ka kryer stërvitjet me kombëtaren ditë më parë dhe kështu pritet të ambientohet në skuadër sa më shpejt, ashtu që të luajë në formacionin startues.
Shqipëria nesër pret Hungarinë në Elbasan Arena të Elbasanit, pasi që Air Albania në Tiranë ka probleme me fushën e gjelbër, për të cilën edhe arsye ndeshja u bart në Elbasan.