PËRGATITORE
‘89-shi superior ndaj Arbërisë sot
3 September, 2021 @22:51
Skuadra e drejtuar nga Shpëtim Idrizi, Trepça’89, ka treguar edhe një herë sot se është ndër skuadrat kryesore nga Liga e Parë A që synon Superligën këtë stinor.
Mitrovicasit që në stinorin e kaluar ranë nga Superliga, kanë shënuar fitore bindëse në miqësore ndaj Arbërisë së Dobrajës, gjithashtu pjesë e Superligës në stinorin e kaluar, duke i mposhtur ata 4-0 (1-0, pp).
Ka qenë Aridan Muja që ua dha epërsinë mitrovicasve në fillim të ndeshjes, duke shënuar në minutën e dytë, që bëri rezultatin 1-0. Ky ishte edhe rezultati i pjesës së parë.
E në pjesë të dytë mitrovicasit shpërthyen në portën e mysafirëve, duke shënuar edhe tri herë për fitoren përfundimtare me katër gola dallim.
Së pari ka qenë Rilind Nimani që shënoi për 2-0 (65), ndërsa dhjetë minuta më vonë shënoi edhe Robert Rrahmani (75), para se Nikson Mema të përcaktojë rezultatin përfundimtar të ndeshjes 4-0 (83).