HUAZIMI I MOMENTIT TË FUNDIT
Miralem Pjanic huazohet në Besiktas
3 September, 2021 @12:26
Mesfushori 31-vjeçar i Barcelonës, Miralem Pjanic, është huazuar te Besiktas në Superligë të Turqisë.
Besiktas sot e ka dorëzuar listën e lojtarëve për Ligë të Kampionëve 2021/22 dhe aty ka figuruar edhe boshnjaku i posaardhur, që ka marrë fanellën me numër 15 te ekipi i shqiponjave të Stambollit.
Besiktas është kampion aktual i Turqisë.
Huazimi i Pjanicit do t’i kushtojë 2 milionë e 750 mijë euro rrogë vjetore skuadrës për boshnjakun.