BETIM FAZLIJI
Luftojmë bashkë për maksimumin ndaj Greqisë e Spanjës
3 September, 2021 @23:55
Kosova ka arritur fitore historike ndaj Gjeorgjisë mbrëmë duke fituar 0-1 si mysafir. Të përzgjedhurit e Bernard Challandes edhe një herë kanë treguar se kur luftojnë bashkë, fitorja është e arritshme, përkundër grupit të vështirë që ka Kosova në kualifikime për Botërorin Katar 2022.
Ndërsa mbrojtësi i Kosovës, Betim Fazliji, që luan në kampionatin zviceran për St Gallen në një prononcim të shkurtë për faqen zyrtare të Federatës ka thënë se ekipi duhet të vazhdojë me këtë motivim për të arritur fitore tjera.
ORARI I NDESHJEVE dhe TABELA AKTUALE
“Fitorja ka ardhur në momentin më të duhur. Kjo fitore na ka dhënë motivim krejtve, krejt grupit. E kemi pa se me luftu bashkë na mundëson që të fitojmë. Do të japim maksimumin tonë edhe në ndeshje ndaj Greqisë dhe Spanjës dhe po hymë në ato lojë me vetëbesim të madh,” ka thënë 22-vjeçari Fazliji.
Ndërsa për rezultatin historik ai ka thënë se tash e tutje duhet shpresuar edhe për më shumë fitore.
“Fitorja e parë në kualifikime për Botëror natyrisht se ka qenë motivuese dhe shumë e mirë, ndërsa tash shpresoj që kanë me ardhë edhe më shumë fitore për Kosovën,” ka shtuar Fazliji.
ORARI I NDESHJEVE dhe TABELA AKTUALE
Kosova të dielën më 5 shtator pret Greqinë, ndërsa më 8 shtator Spanjën. Për mometin Kosova është në pozitën e tretë.