11-SHJA POTENCIALE
Formacioni i mundshëm i Kosovës ndaj Greqisë
4 September, 2021 @13:47
Pas fitores historike ndaj Gjeorgjisë dhe në përballjen e parë me këtë kundërshtar, Kosova tash do të ketë punë ndaj Greqisë.
ORARI I NDESHJEVE dhe TABELA AKTUALE
Ndaj Greqisë Kosova nuk ka histori të mirë, pasi që në dy përballjet e para, nuk ka fituar dhe ka regjistruar humbje në Prishtinë dhe barazim në Athinë.
E kësaj radhe djelmoshave Dardanë me motivin e fituar në përballje ndaj Gjeorgjisë dhe lojën e treguar u duhet fitorja patjetër, së paku për të qenë në pozitë të tretë në Grupin B të fortë kualifikues për Botëror, ku Suedia e Spanja thonë fjalën kryesore.
ORARI I NDESHJEVE dhe TABELA AKTUALE
Sipas stërvitjeve të fundit të zhvilluara dhe lojtarëve në dispozicion, Bernard Challandes pritet të dalë me këtë 11-she ndaj grekëve.
KOSOVA:
PORTIER: Arijanet Muric;
MBROJTËS: Amir Rrahmani, Fidan Aliti, Mërgim Vojvoda, Florent Hadërgjonaj;
MESFUSHORË: Ibrahim Dresevic, Valon Berisha, Besar Halimi;
SULMUES: Elbasan Rashani, Milot Rashica, Vedat Muriqi.