LOJTARËT POTENCIALË STARTUES
Formcioni i mundshëm i Shqipërisë ndaj Hungarisë
4 September, 2021 @13:13
Edy Rejas nesër do t’i duhet fitorja ndaj Hungarisë. E për të arritur këtë tekniku italian do të duhet të djersitet mjaft, sikurse edhe futbollistët në fushë.
ORARI I NDESHJEVE dhe TABELA AKTUALE
Hungaria, pjesëmarrëse në dy EUROt e fundit ka treguar lojëra të mira në të gjitha ndeshjet aty, ndërsa së fundi pësoi keq nga Anglia finaliste e EUROs në Grupin I, ku gjinden edhe kuqezinjtë.
Por, pavarësisht kësaj, kuqezinjtë do të kalonin së paku një pozitë më lartë në grup në rast të fitores dhe do të ishte motiv për tri pikë të reja për përballjen e fundit të shtatorit ndaj San Marinos në Elbasan.
E 11-shet potenciale të kuqezinjëve për përballjen e nesërme që nis në ora 18:00 janë:
SHQIPËRIA (OP. 1)
PORTIER: Etrit Berisha;
MBROJTËS: Ardian Ismajli, Marash Kumbulla, Berat Gjimshiti;
MESFUSHORË: Albi Doka, Klaus Gjasula, Amir Abrashi, Lorenc Trashi (Myrto Uzuni), Nedim Bajrami;
SULMUES: Sokol Cikalleshi, Armando Broja.
ose mediat e atjeshme kanë para llogaritur edhe një formacion tjetër startues me këto dallime nga kjo e lartëcekura:
SHQIPËRIA (OP. 2)
PORTIER: Thomas Strakosha;
MBROJTËS: Ardian Ismajli, Marash Kumbulla, Berat Gjimshiti;
MESFUSHORË: Amir Abrashi, Klaus Gjasula, Nedim Bajrami, Odise Roshi, Lorenc Trashi;
SULMUES: Sokol Cikalleshi, Myrto Uzuni.
ORARI I NDESHJEVE dhe TABELA AKTUALE