ALBERT BUNJAKI
40 minuta vonesë, Bunjaki: Po fitojmë përvojë
11 June, 2017 @23:27
Për konferencën e shtypit të pas ndeshjes së selektorit Albert Bunjaki, gazetarët në sallën e konferencave kanë pritur mbi gjysëm orë për të arritur ai.
Sidoqoftë, kur arriti ai thjesht e komentoi lojën sipas asaj që ka parë në ndeshje dhe ndoshta prej lodhjes, asnjëri nga gazetarët e pranishëm nuk i bëri pyetje.
“E kemi ditë që është një lojë e vështirë. Nuk ua mohoj fitoren Turqisë, ngase janë ekip shumë më i fortë se ne,” ka thënë fillimisht Bunjaki.
Lexo: RAPORTI I NDESHJES KOS 1-4 TUR
“Ne, për herë të parë kemi luajtur 5-4-1. Jemi përqëndruar në ato raste të pakta me kundërsulme. Kemi bërë kombinime të mira në pjesë të parë, por kemi pranuar gol heret,” ka vazhduar përzgjedhësi i Kosovës.
“Turqia shënoi nga pika e saj e fortë, krosimet. Na u penalizuam edhe nga lëndimi i Samirit. Në përgjithësi ka elemente që i marrim me vete, pra kemi fituar përvojë shtesë. Turqisë, i uroj fitoren,” ka përfunduar konferencën për shtyp Bunjaki.