Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

ISTOGU - VËLLAZNIMI

5 barazime rresht, Vëllaznimi harron ç’është fitorja

Foto: KF Vëllaznimi

5 barazime rresht, Vëllaznimi harron ç’është fitorja


30 October, 2021 @15:14

Përsëri barazim për skuadrën e Vëllaznimit në Grupin A të Ligës së Parë!

Pas fillimit mjaft të mirë të sezonit, gjakovarët sot e kanë regjistruar barazimin e pestë rresht në Ligën e Parë, për ta bërë kështu edhe një hap prapa në luftën për rikthim në Superligë.

Sot gjakovarët barazuan 0-0 në ndeshjen e luajtur në udhëtim te Istogu.

Përkundër përpjekjeve për shënim, pjesa e parë mes skuadrave u mbyll pa gola, e njëjtë kaloi edhe e dyta, duke bërë kështu që ndeshja në fund të përfundonte 0-0.

TABELA AKTUALE

Ky barazim bën që Vëllaznimi të ketë 21 pikë pas 11 xhirove në Grupin A të Ligës së Parë, kurse Istogu momentalisht ka 9 pikë.

Xhiron që vjen, Istogu është mysafir i Besës, kurse Vëllaznimi e pret Trepçën.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Liga e parë