FERRONIKELI
5 minutat e Livorekës
13 September, 2014 @17:55
Sulmuesi kaçanikas, Përparim Livoreka, ka shënuar dy herë sot për ekipin e tij për t’ia sjellë fitoren e katërt Ferronikelit në kampionat.
Livoreka është treguar i jashtëzakonshëm, kur ka shpërthyer brenda 5 minutave për të shënuar dy herë në portën e mitrovicasve - që janë treguar fatale për ekipin e Rafet Prekazit.
Ferronikeli njofton me humbje Trepçën’89
Kështu, drenicakët e udhëhequr nga Gani Sejdiu kanë arritur në pozitën e dytë të tabelës dhe përveç humbjes nga lideri - në xhiron e parë - ata kanë renditur fitoret - e katërta me radhë sot.
Në anën tjetër, Trepça’89 ka arritur vetëm të zbusë epërsinë e vendasve me anë të golashënuesit të tyre Blerand Kurtishaj, që shënoi në minutën e fundit të takimit.
Kurtishaj ka qenë golashënues më i mirë i Superligës në stinorin e kaluar, derisa sot Trepça’89 regjistron disfatën e parë të stinorit.
REZULTATET, TABELA AKTUALE DHE NDESHJET E RADHËS