LEVERKUSEN

Goleadë në Bay Arena, ndalet lideri
12 September, 2014 @22:27
Skuadra e Werder Bremenit është treguar arrë e fortë për liderin e derisotshëm të Bundesligës, Bayer Leverkusen.
Ndeshja interesante me shumë kthime në rezultat ka përfunduar në fund baraz 3-3, ku Werder nuk e ka lënë Bayerin që të shënojë edhe fitoren e tretë me radhë në stinorin e ri.
Leverkusen kaloi në epërsi, Werder përmbysi në 1-2, vendasit u zgjuan për 3-2 dhe krejt në fund Sebastian Prodl barazoi për përfundimtaren 3-3 në Bay Arenan me mbi 30 mijë shikues sonte që pa një goleadë me plotë emocione.
Sidoqoftë, Leverkusen mund të mbetet përsëri lider i Bundesligës, edhe pasi që të zhvillohen të gjitha ndeshjet e javës së tretë, pasi që ka golaverazh 4+ aktualisht.
TABELA AKTUALE, REZULTATET DHE NDESHJET E RADHËS