SPLIT

Cikalleshi duke festuar me bashkëlojtarin e tij, golin e barazimit/dalmacijanews
Cikalleshi çmend Kroacinë
12 September, 2014 @20:17
Sulmuesi i kombëtares shqiptare që kaloi në RNK Split nga Kukësi në afatin e fundit kalimtar, Sokol Cikalleshi, ka shënuar dy gola sonte për ekipin e tij në barazim ndaj Lokomotivës.
Në fakt, Cikalleshi dy herë ka barazuar për ekipin e tij që ishte dy herë në disavantazh karshi Lokomotivës.
Së pari ai shënoi nga gjuajta e lirë prej 25 metrash, derisa të dytin e shënoi duke ikur nga kurthi i ofsajdit për të paraboluar portierin nga 20 metra.
E komentatori i ndeshjes në televizionin kroat, pas golave të Cikalleshit ka thënë: ”Çfarë lojtari! Gjë të tillë ende nuk e kemi parë në ligën kroate.”
Cikalleshi 24 vjeç, sonte ka shënar dy golat e parë të tij në elitën kroate.
Video
Goli i Sokol Cikalleshit nga gjuajtja e lirë
Goli i Sokol Cikalleshit nga gjuajtja e lirë, kur barazoi rezultatin e ndeshjes në 1-1 ndërmjet Split dhe Lokomotiva që në fund përfundoi me rezultat 2-2.
Goli i dytë i Sokol Cikalleshit
Goli i dytë i Cikalleshit, pasi që barazoi rezultatin në 2-2 dhe i solli një pikë ekipit të tij Split, ndaj Lokomotivës.