KËRKESAT E WENGERIT

24 milionë për dyshen e Barças!
12 September, 2014 @17:26
Dy talentët e ri të Barcelonës, Sergi Samper dhe Munir El Haddadi, janë në planet e trajnerit të Arsenalit, Arsene Wenger.
E përditshmja spanjolle, Sport, ka shkruar se Wenger dëshiron me çdo kusht që ta ketë në skuadër dyshen e Barcelonës, derisa thuhet se trajneri françez është i gatshëm të paguan nga 12 milionë për dëmshpërblimet e të dyve.
Munir ka debutuar sivjet për ekipin e parë të Barcelonës, derisa bashkëmoshatari i tij, 19 vjeçari Samper, ende nuk e ka pasur rastin që të tregohet me ekipin e parë të katalonasve.