Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

BAJRAM ALIU

Drenica demolon Dritën

Drenica demolon Dritën


12 September, 2014 @18:56

Drenica e Tahir Lushtakut ka shkatërruar tërësisht Dritën e Gjilanit në Bajram Aliu sot. Kuqezinjtë kanë shënuar fitoren e dytë të stinorit me rezultat të thellë 5-0 për të dalë përkohësisht në pozitën e tretë të tabelës. 

Kreshnik Lushtaku dhe Lorik Maxhuni kanë shënuar nga dy gola për drenicakët, derisa edhe një autogol tjetër - ka përcaktuar rezultatin përfundimtar të ndeshjes. 

Drenica me 7 pikë të tubuara ndeshjen e radhës do ta zhvillojë ndaj liderit Hajvalisë, derisa Drita do jetë edhe xhiron e radhës mysfire dhe atë në Mitrovicë ndaj Trepçës’89. 

REZULTATET, TABELA AKTUALE DHE NDESHJET E RADHËS


 
Të gjitha lajmet nga FFK Superliga