Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

KOLUMNE

5 PËR FUNDJAVË!

BOROZANI / ARKIV

5 PËR FUNDJAVË!


Shkruan: Luan MORINA

19 October, 2018 @16:00

Një fundjavë e mbushur me super ndeshje! 5 të për mos u humbur:

1. Chelsea – Manchester Utd (e shtunë, ora 1e30)

Jose Mourinho në kthimin në Stamford Bridge nuk kaloi mirë me rezultat as me Antonio Conten. Ndoshta s’do të duhej të ishte të shtunën me Manchester Unitedin aty, por nuk është personi i vetëm përgjegjës për mossuksesin e ‘djajve’.

Maurizio Sarri është njëri ndër trajnerët më të dashur në botën e futbollit, së paku atij italian. Pra, shanset që Mourinho të ngatërrohet me të janë minimale. Pos që është një person i mirë, Sarri është një strateg i madh. Loja e Sarrit me atë të Contes ndryshon me vite-drite. Është lojë e bukur, që po nxjerrë më të mirën nga individët dhe rrjedhimisht Chelsea duhet të jetë njëri ndër tri ekipet e para këtë sezon në Angli. S’dyshoj që kjo përballje do të jetë më e mirë se e dy sezoneve të fundit, ndonëse që të katër përballjet në Premier League s’kanë qenë aq të dobëta. Jo sa Liverpool-Manchester Utd!

2. Wolfsburg – Bayern (e shtunë, ora 3e30)

Që nga titulli i parë dhe i vetëm në Bundesligë me Dzekon dhe Grafiten, Wolfsburgu ka qenë më afër rënies nga Bundesliga se sa kreut të tabelës, sidomos pas largimit të Dieter Hecking. Pas dy sezoneve flirti me rënien në Bundesliga 2 dhe ndeshjet e barazhit, duket që Wolfsburgu këtë vit do të ketë njërën nga ato sezonet e gjysmës së epërme të renditjes. Një sfidë jo e lehtë i pret të shtunën pasdite kur vjen Bayerni më i dobët në vitet e fundit. Në Wolkswagen Arena, bavarezët nuk kanë humbur që nga viti 2015, derisa sezonin e parafundit në dy ndeshje kishin shënuar 11 gola ndaj ‘ujqve’, duke u shkaktuar edhe humbjen më të keqe në historinë e tyre në Bundesligë si vendas, 0-6.

Një dështim kundër Wolfsburgut, do të lëkundte fuqishëm karrigen e Niko Kovacit, dhe ndoshta do të kthente nga pensioni edhe një herë Jupp Heynckessin?! Përmendet Conte, por me italianë nuk u ka ecur bavarezëve. Jo pas Trapit.

3. Barcelona – Sevilla (e shtunë, ora 15n9)

Në katër ndeshjet e fundit në La Liga, Barcelona ka fituar vetëm tri pikë! Në të njëjtën periudhë, Sevilla ka fituar 12 pikë duke shënuar 15 gola! Këto dy seri vendosin mysafirët në krye të La Ligës pas tetë xhirove, një pikë më shumë se Barcelona, të cilët më shumë se një muaj nuk kanë fituar në Camp Nou. Në këtë stadium, Sevilla fitoren e fundit e pati shënuar me golat e Mariano Toedtli (sigurisht që nuk e mbani në mend), gati 16 vite më parë, kur Barcelona ishte ekip ‘i holandezëve’ (Overmars, Kluivert, Frank de Boer)! Gjasat që të ndodhë një fitore e Sevillas, sidomos pas afatit ndërkombëtar janë minimale, sidomos kur shohim që Sevilla pas asaj fitoreje ka marrë vetëm dy pikë në këtë stadium! Por, një fitore eventuale e andaluzianëve do i vendoste seriozisht në mesin e ekipeve favorite për kreun!

4. Internazionale – Milan (e diel, ora 8e30)

Një ekip që nuk ka humbur moti kohë derbin lokal si vendas është edhe Internazionale e Milanos. Ka qenë penalltia e famshme e Zlatan Ibrahimovicit që i ka sjell Milanit fitoren e fundit kundër rivalëve të tribunës veriore! Të dy ekipet kanë një formë të ndryshueshme. Asnjëri nga trajnerët nuk e ka të sigurt pozitën e tij, sidomos nëse nuk arrijnë të këndellen para Krishtlindjeve. Por, fitorja në këtë përballje gjithmonë sjell eufori dhe u blen kohë trajnerëve! Humbësi në këtë derbi sigurisht që do të mbetet pa punë në fund të sezonit! Ndonëse të dyja ekipet janë kthjellur në ndeshjet e fundit, një humbje do t’i kthente në krizë menjëherë. Për këtë arsye mund të presim lojë të matur, por viteve të fundit nuk kanë zhgënjyer me gola.

5. Arsenal – Leicester City (e hënë, ora 9)

Nënkampionët e vitit 2016 presin kampionët e atij vitit. Edhe pse i kishin shkaktuar humbjen më të thellë atë sezon magjik, Arsenali kishte mbetur dhjetë pikë mbrapa Leicester Cityt duke u kënaqur me një kalim të Tottenhamit në fund. Edhe sot e kësaj dite, ai sezon mbetet më i miri për të dy ekipet deri më tani. Por, për dallim prej dy sezoneve të kaluara kur mund të konsideroheshin si nga e njëjta kategori, Arsenali këtë vit po tregon hapa të mirë drejt kompozimit nën Emeryn. Në anën tjetër Leicester City me Puel po ka lëkundje. Një emër që po impresionon tek kampionët e vitit 2016 është James Maddison. E kundërta mund të thuhet lirshëm për kapitenin Wes Morgan, të cilin këtë vjeshtë e ka ‘goditur’ mosha! Një ndeshje e mirë për të nisur javën!


XHIRO X

Derbi të dielën

FFK Liga e parë

Derbi të dielën

19/10/18 @ 11:19

BEKIM SHOTANI

Llapi emëron trajnerin e ri

FFK Superliga/Transfere

Llapi emëron trajnerin e ri

19/10/18 @ 11:12

XHIRO XI

4 të shtunën, 2 të dielën

FFK Superliga

4 të shtunën, 2 të dielën

19/10/18 @ 11:07

LIGA C E KOMBEVE

Asnjë fitore, rrezik nga Liga D, shkarkohet trajneri

Liga e Kombeve/International

Asnjë fitore, rrezik nga Liga D, shkarkohet trajneri

18/10/18 @ 15:17

LIVERPOOL

Mane është operuar!

Premier League

Mane është operuar!

18/10/18 @ 15:11

BAVAREZI - HARRY KANE!

Bayern bën transferin e madh - Harry Kane

Premier League/Bundesliga/Transfere

Bayern bën transferin e madh - Harry Kane

12/08/23 @ 12:18

MEDIA TALK

Para testeve mjekësore te Bayern

Premier League/Bundesliga/Transfere

Para testeve mjekësore te Bayern

11/08/23 @ 12:03

PARA TESTEVE MJEKËSORE!

Moises Caicedo - rekord transfer i Britanisë!

Premier League/International/Transfere

Moises Caicedo - rekord transfer i Britanisë!

11/08/23 @ 11:54

HARRY KANE

Marrëveshja e madhe! Kane drejt Bayernit

Premier League/Bundesliga/Transfere

Marrëveshja e madhe! Kane drejt Bayernit

10/08/23 @ 13:04

KAMPIONI MERR QENDËRMBROJTËSIN KROAT

Josko Gvardiol, kontratë 5-vjeçare me Man Cityn

Premier League/Bundesliga/Transfere

Josko Gvardiol, kontratë 5-vjeçare me Man Cityn

06/08/23 @ 17:17

MEDIA TALK

Inter po mundohet ta marrë sulmuesin e West Hamit

Premier League/Serie A/Transfere

Inter po mundohet ta marrë sulmuesin e West Hamit

30/07/23 @ 19:44

DANEZI NË OLD TRAFFORD

Rasmus Højlund - para zyrtarizimit te Manchester United

Premier League/Serie A/Transfere

Rasmus Højlund - para zyrtarizimit te Manchester United

30/07/23 @ 14:11

VAZHDON KONTRATËN ME EKIPIN E FËMIJËRISË

Me rrogë të re, Rashford vazhdon deri në vitin 2028

Champions League/Premier League

Me rrogë të re, Rashford vazhdon deri në vitin 2028

18/07/23 @ 22:29

MEDIA TALK

Broja kërkon largimin nga Chelsea, dy ekipe të PL janë të interesuara

Premier League/Sportistë shqiptarë në botë/Transfere

Broja kërkon largimin nga Chelsea, dy ekipe të PL janë të interesuara

04/07/23 @ 11:10

PREMIER LEAGUE

Sa kanë fituar ekipet e Premier League gjatë sezonit 22/23?

Premier League

Sa kanë fituar ekipet e Premier League gjatë sezonit 22/23?

21/06/23 @ 10:36


 
Të gjitha lajmet nga Premier League