BEKIM SHOTANI
Llapi emëron trajnerin e ri
19 October, 2018 @11:12
Skuadra e Llapit ka gjetur trajnerin e ri. Ai është ish trajneri i Vushtrrisë dhe Ballkanit, Bekim Shotani, i cili do të zëvendësojë Bylbyl Sokolin e larguar dy xhiro më parë nga ekipi i Podujevës.
“Pas marrëveshjes mes drejtuesve dhe trajnerit, nga sot Bekim Shotani do të udhëheq skuadrën në vazhdën e kampionatit,” ka shkruar njoftimi i klubit bardhekaltër para pak çastesh.
Shotani ka nisur stinorin 2018/19 dhe ka pasur rezultate të mira aty, por për shkak të arsyeve personale ishte larguar nga skuadra.
“Ai do të ndihmohet nga stafi përcjellës me ndihmësit: Fadil Ademi, Driton Rrahmani, Ardian Sallahu dhe Bekim Mulliqi,” ka bërë të ditur KF Llapi.
Debutimi i Shotanit me skuadrën e Llapit që ka lojtarë me përvojë në skuadër dhe thellësi aty, do të jetë ndaj Trepçës’89 në Mitrovicë.