MADAGASKARI
Për herë të parë në Kupën e Kombeve
17 October, 2018 @15:27
Reprezentacioni i Madagaskarit në futboll, për herë të parë në histori të vendit të tyre ka arritur të kualifikohet në Kupën e Kombeve të Afrikës.
Me fitore ndaj Guinesë Ekuatoriale, 1-0, Madagaskari ka shënuar historinë e vendit, ndërsa golin e vetëm në ndeshje e shënoi mesfushori me prejardhje nga Tajlanda, Njiva Rakotoharimalala, 26 vjeç.
Përveç Madagaskarit, në Kupën e Kombeve kanë gjetur vend edhe Egjipti, Senegali e Tunisi. Kupa e Kombeve të Afrikës që mbahet në verën e ardhshme në qershor në Kamerun, për herë të parë do të ketë në garë 24 përfaqësuese. Deri tash, ajo është mbajtur me 16 pjesëmarrës.